Lokale - eSIMy

Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare Haxhi Adem Muharrem Jupolli.

Lajmi është bërë i ditur nga familja Jupolli, e cila përmes një njoftimi ka bërë të ditur se i ndjeri ishte kryefamiljari i tyre.

Familja ka falënderuar të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët që po ndajnë dhimbjen me ta.

Për kohën dhe vendin e varrimit, familja ka bërë të ditur se do të njoftojë me kohë.