Një përleshje fizike raportohet se ka ndodhur mes dy të burgosurve në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës.
Sipas raportimit të Gazetës Insajderi, dy të burgosurit janë përfshirë në një konflikt fizik brenda ambienteve të institucionit korrektues.
Ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar deri te përleshja, si dhe nëse ndonjëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore.
Për këtë incident priten informacione të mëtejshme nga institucionet përgjegjëse.






