Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është goditur qëllimisht me veturë në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:10, ku dyshohet se ka goditur me veturë një person tjetër.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
I dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.
‘VRASJE NË TENTATIVË- Rr.Ilir Konushefci, Podujevë 11.11.2026 – 21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka goditur me veturë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24orësh të policisë.






