Lokale - eSIMy

Disa fshatra të Komunës së Podujevës do të mbesin sot pa energji elektrike për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrik.

Ndërprerja do të zgjasë nga ora 10:00 deri në 14:00, ndërsa vendet që preken janë:

Zhiti, Tërnavicë, Sylevicë, Repa, Repë e Ulët, Pollatë, Pakashticë e Poshtme, Murgullë, Metehi, Marincë, Kërpimeh, Kërpime, Sllatinë, Dvorishtë, Dobërdol, Dobdol, Buzë Llap, Brecë, Bradash dhe Bajqinë.

Ndërprerja do të bëhet në daljen 10 kV J14 Bajqinë-Pollatë, nga TS 220/35/10(20) kV Podujevë.

Arsyeja e ndërprerjes: Demontimi i shtyllave të tensionit të mesëm.