Disa fshatra dhe zona të Komunës së Podujevës do të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrik.
Sipas njoftimit të KEDS-it, ndërprerjet do të bëhen në këto zona:
- Nga ora 10:00 deri në 15:30: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë. Punimet kanë të bëjnë me mirëmbajtjen preventive dhe pastrimin e trasesë.
- Nga ora 12:00 deri në 15:00: Obranqë, Peran, Bradash, Bajqinë, Katunishtë, Lepaj, Dobratin dhe zona e Fermës së Pulave në Peran. Ndërprerja bëhet për energjizimin e linjave.
- Nga ora 09:00 deri në 17:00: Ndërprerje do të ketë edhe në disa zona të tjera, përfshirë Barilevën, Besinë, Lebanën, Rimanishtën dhe Prugovcin, për shkak të punimeve në linjat elektrike.
KEDS ka njoftuar se punimet janë të domosdoshme për sigurinë e sistemit, mirëmbajtjen dhe realizimin e projekteve investive.






