Lokale - eSIMy

Leka është vetëm 2 vjeç dhe po përballet me një sfidë të madhe për jetën e tij. Ai është diagnostikuar me rabdomiosarkomë embrionale, një sëmundje e rëndë që kërkon trajtim të specializuar jashtë Kosovës, me një kosto prej 200.000 €.

Sot, Leka ka nevojë për dorën e secilit prej nesh. Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap më afër shërimit dhe një mundësi më shumë që ky vogëlush të ketë një fëmijëri të lumtur.

Le të bashkohemi të gjithë për Lekën!

Një shpërndarje, një donacion, një gjest solidariteti mund të bëjë ndryshimin.

Ta kthejmë shpresën në jetë!