Screenshot
Lokale - eSIMy

Qytetarët e Podujevës nuk do të përballen me reduktime të energjisë elektrike gjatë ditës së nesërme, pavarësisht ndërprerjeve të shpeshta që janë regjistruar ditëve të fundit.

Sipas njoftimit për punimet e planifikuara nga KEDS-i, ndërprerjet e energjisë elektrike në rajonin e Prishtinës do të prekin vetëm një lokacion, jashtë territorit të Podujevës.

Ndërprerja e planifikuar:

Vendi: KFOR-i, Prishtinë

Koha: 09:00–18:00

Dalja: J02 KFOR Kosova Filmi

Arsyeja: Konvertimi i linjës nga niveli i tensionit 10 kV në 20 kV.

Kështu, Podujeva nuk figuron në listën e ndërprerjeve të planifikuara për ditën e nesërme, 9 nëntor.