Një tjetër aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Peran të Podujevës, pikërisht në të njëjtin vend ku më herët u raportua për një aksident mes një veture dhe një kamionete.
Kësaj radhe, në aksident janë përfshirë dy vetura.
Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar.






