Lokale - eSIMy

Sot në mesditë ka ndodhur një vetaksident trafiku në autostradë, në relacinon Mazgit-Trudë, ku është përfshirë një veturë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se përveç dëmeve materiale, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Sot në mesditë Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me një aksident trafiku në autostradë. Njësia për kontroll në autostradë i është përgjigjur menjëherë informatës dhe ka konstatuar se në autostradë, relacioni Mazgit-Trudë, ishte shkaktuar një vetaksident trafiku, ku një automjet ishte i përfshirë.

Sipas informatave, përveç dëmeve materiale, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia për kontroll në autostrada është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar rrethanat e tërësishme të këtij vetaksidenti”, tha Hoxha.