Lokale - eSIMy

Një burrë dhe një grua janë përfshirë në një përleshje fizike në Podujevë, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 nëntor, rreth orës 13:00, në Podujevë.

Të dyshuarit, shtetas kosovarë, janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa kanë refuzuar tretmanin mjekësor.

Raporti i plotë i Policisë:

“Podujevë, 07.11.2026 – 13:00. Janë shoqëruar në stacionin policor burrë e grua, të dyshuar kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Të dyshuarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”