Lokale - eSIMy

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje ka emëruar znj. Edona Podrimja në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Shëndetësisë.

Edona është anëtare e PLE-së, Partisë së Egjiptianëve që drejtohet nga Veton Berisha.

Kryeministri Kurti e uroi znj. Podrimja për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.