Albert Sylaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e Arlinda Zekajt, dhe vëllai i tij, Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i viktimës, janë vendosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc.
Sipas raportimit të KALLXO.com, të dy vëllezërit janë sistemuar në pavijone të ndryshme të këtij institucioni korrektues.
Arlinda Zekaj u vra me sëpatë natën e 25 tetorit në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës.






