Lokale - eSIMy

Kryeministri Albin Kurti përmendi një raport që tha se po e pret nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me lëshimet në trajtimin e rastieve të Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën nga kunati i saj, tri ditë pasi kishte kërkuar mbrojtje institucionale duke e paralajmëruar shtetin për tragjedinë.

Kurti tha në mbledhjen e Qeverisë se “qartazi shihet se ka pasur një zinxhir sistemor lëshimesh nga institucionet të cilat janë përgjegjëse për sigurinë dhe drejtësinë”.

Ai tha se kjo situatë është “e pafalshme”, ndërsa tregoi se pas kësaj vrasjeje, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla kishte thirrur një mbledhje urgjente me institucionet e drejtësisë e sigurisë qendrore e lokale.

Ai tha se ministrat Donika Gërvalla dhe Xhelal Sceçla kanë afat edhe 34 orë që t’ia dërgojnë atij “një raport të detajuar me evidencat dhe lëshimet në secilar hallka të institucioneve”. Tha se kanë mbetur edhe 34 orë për hartimin dhe dorëzimin e atij raporti.

“Nesër mbrëma para orës 18:00 i pres raportet”, tha ai.

Në Kosovë, Kurti tha se “drejtësia nuk është në mbrojte të të dobëtit” dhd se “shpeshherë ka dalë në krah të të fortit”.

“Republika e Kosovës nuk ka më nevojë për asnjë provë që të konstatojë se është urgjencë kombëtare drejtimi i drejtësisë”, tha ai.