Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Batllavë të Podujevës.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar katër persona.
Sipas informacioneve fillestare, njëri nga të lënduarit është transportuar me autoambulancë drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim të mëtejmë mjekësor.
Rrethanat e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa priten informacione të tjera lidhur me rastin.







