Ish-shefi i stafit të Vjosa Osmanit sa kjo e fundit kishte qenë presidente, Blerim Vela, ka ndarë disa të dhëna që thotë se janë të një sondazhi të kryer rishtazi.
Sipas Velës, LVV dhe PDK s’kanë ndryshim të madh në përqindje, derisa LDK dhe AAK ndahen me vetëm 1% ndërkohë që të dyat janë nën 10 %.
“Sipas një sondazhi të kryer në 30 ditët e fundit, konfigurimi politik i Kosovës po pëson lëvizje graduale, e cila mund të hapë rrugë për lindjen e një force të re politike.
LVV dhe PDK nuk kanë ndryshim të madh në %, ndërsa LDK e AAK ndahen vetëm me 1 % (të dyjat nën 10%)”, ka shkruar Vela.
Sipas tij, kjo lëvizje e hap rrugën për një parti të re në vend.
“Në këtë kontekst, mund të paraqitet hapësirë për themelimin e një partie të re me orientim të djathtë, e aftë të artikulojë ofertë politike që i përgjigjet si ndjeshmërive të votuesve të ri, ashtu edhe atyre të zonave urbane/rurale, që ndihen të papërfaqësuar nga partitë aktuale”, ka shkruar ai.






