Ikona e qëndresës kombëtare, baca Adem Demaçi, kishte zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e fshatit Bradash të Podujevës.
Ishte viti 2002, kur në një odë të fshatit, Demaçi foli për ndërkombëtarët dhe Gjykatën e Hagës, e cila në atë kohë po gjykonte disa nga krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).






