Një aksident trafiku ndodhi sonte në fshatin Lluzhan të Komunës së Podujevës.
Sipas informacioneve të para në këtë aksident ka të lënduar si dhe janë shkaktuar dëme materiale.
Tani për tani nuk dihen detaje të tjera.
Policia është në vendin e ngjarjes dhe po bën hetimet fillestare për ndriçimin e rrethanave që çuan në këtë aksident.
Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona automjetesh në rrugën Lluzhan–Batllavë.







