Lokale - eSIMy

Ramush Haradinaj nga Aleanca njoftoi se ka vdekur anëtari i kësaj partie, Argjir Rexha.Haradinaj shkroi në Facebook se familjen Rexha, familja e tij “e ndjen si pjesë të familjes”.

“Me Dajën Ramë, nga familja e nderuar Rexha, njihemi prej shumë vitesh. Një njeri atdhetar e i respektuar nga të gjithë dhe i përkushtuar ndër vite ndaj Aleancës. Gjithë familja jonë e ndjen si pjesë të familjes, familjen Rexha. Sot morëm një lajm të hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të djalit të tij, Argjirit, kolegut tonë në Aleancë”, shkroi ai.

“Largimi i papritur i Argjirit na ka pikëlluar të gjithëve. Ai do të kujtohet gjithmonë si njëri nga aktivistët e ditëve të para të Aleancës, një djalë me vullnet të jashtëzakonshëm, zemër të madhe dhe i dashur për të gjithë ata që patën rastin ta njohin e të punojnë me të”, shkroi Haradinaj.

Ai shprehu ngushëllime për familjarët dhe të afërmit të Argjirit.“Ngushëllimet më të sinqerta Dajës Ramë, familjes Rexha, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën Argjirin. U prehsh në paqe, Argjir!”.