Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka folur nga seanca e parlamentit përkitazi me mbrojtjen e UÇK-së. Ndër të tjera, ai ka thënë se siguria jonë kombëtare buron nga UÇK.
Ajo, sipas tij, rrezikohet kur nuk e mbrojmë UÇK-në
“Ne rrezikojmë sigurinë tonë, lirinë tonë, sovranitetin. Nëse nuk e mbrojmë aleancën me NATO-n e SHBA-në e rrezikojmë sigurinë tonë kombëtare. Rrezikohet kur ne nuk i kryejmë punët tona, nuk e respektojmë Kushtetutën e ligjet tona. Armiqtë s’kanë me ndal duke na rrezikuar, ata kanë me deshtu kur ne i bëjmë punët tona”, ka thënë ndër të tjera ai.
Më tutje, ish-kryeministri ka thënë se mbështetë cdo veprim në mbështetje të UÇK-së dhe krerëve të saj.
Sipas tij, më mirë vonë se kurrë dhe se më mirë pak se hiq. Poashtu, ai ka ftuar opozitën të bashkohen kundër siç ka thënë ai, keqqeversies së Albin Kurtit.





