Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare në Merdar, pasi gjatë kontrollit të veturës së tij është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok.
Rasti ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 12:00, nën dyshimin për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“PKK Merdar 13.10.2026 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”,thuhet në raportin e policisë.





