Lokale - eSIMy

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur te Kulinat e Podujevës, ku një veturë ka dalë tërësisht nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Nga pamjet që posedon Indeksonline, shihet vetura e cila ka përfunduar jashtë rrugës, ndërsa një kamion për autobartje është parë në vendin e ngjarjes duke e nxjerrë atë nga kanali.

Deri tani nuk ka informacione për persona të lënduar apo për shkaqet që çuan në këtë aksident.