Lokale - eSIMy

Prokuroria Themelore në Prishtine e ka ndaluar për 48-orë Gani Gecin, ish-deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Urdhri i ndalimit të tij është lëshuar pas intervistimit të ish-deputetit në Policinë e Kosovës.

Genci u paraqit në Polici të hënën në mbrëmje nën dyshiminin për kërcënimin e gazetarit Lirim Mehmetaj.

Ai u mor në pyetje nga hetues të Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Prishtinë, raportoi dje Paparaci nga burime brenda policisë.

Burimet i thanë Paparacit se ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës u mor në pyetje në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale të kanosjes.

Gazetari Lirim Mehmetaj tha se e ka kallëzuar penalisht për kanosje Gecin të hënën në mëngjes.

Në emisionin Debat Plus të Rtv Dukagjinit, Mehmetaj tha se është kontaktuar nga ish-deputeti Geci të dielën, i cili ka kërkuar largimin ose ndryshimin e një postimi të tij për Fatos Gecin, deputetin anëtar të familjes Geci nga Llausha.

Mehmetaj u shpreh se nuk ka pranuar ta largojë statusin.

“Deputeti i VV-së, Fatos Geci ka bo një publikim ku ia adreson Thaçit dhe të tjerëve 144 vrasje. Unë e kam sqaruar se kjo nuk qëndron. Ai është një analfabet. Prej familjes Geci më kanë kontaktu dje, më kanë thënë me e hjek postimin, kam thënë jo – njëherë me te të mirë, pastaj kanë vazhduar me forma tjera”, deklaroi ai.

Mehmetaj tha se pastaj përfaqësues të familjes Geci i kanë shkuar në zyrë ku e kanë kërcënuar për largimin e postimit për Fatos Gecin.

“Unë mangup nuk jam. I jam drejtuar institucioneve policore ku e kam lajmëruar rastin”, tha gazetari.

Gazetari u shpreh se nuk do ta largojë postimin për deputetin Fatos Geci.

Ndërkohë, moderatori i emisionit Debat Plus, Ermal Panduri tha se Gani Geci, i kallëzuari për kërcënim ndaj gazetarit Mehmetaj, ndodhej në parkingun e objektit të televizionit derisa ai bashkë me Mehmetajn ndodheshin në emision live të hënën në mbrëmje.