Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtës në fshatin Livoq të Gjilanit, ku një person dyshohet se ka vrarë gruan, mikun dhe ka plagosur tre persona të tjerë, bëjnë të ditur burime të IndeksOnline.
Sipas informacioneve fillestare, viktima dyshohet se është nga familja Bogujevci, nga fshati Livoq, ndërsa dorasi nga familja Ramushi nga Llashtica.
Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur pas problemeve familjare dhe pas kërkesës për divorc, mirëpo këto informacione ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.







