Screenshot
Lokale - eSIMy

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Podujevës, Lirie Hoti Rama, përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” i ka ftuar gratë që të marrin pjesë në një organizim në Galetrinë e Arteve rreth Tetorit Rozë.

Aktiviteti nis në ora 14:00 dhe do të rrëfejnë përvojat e tyre disa prej grave që kanëqë kanë qenë të prekura nga sëmundja e kancerit.

Shkrimi i plotë:

TETORI ROZË

🎀
Bashkë për shëndetin, jetën dhe shpresën
Të dashura gra,
Në kuadër të aktiviteteve për Tetorin Rozë, ju ftoj të bashkoheni me ne nesër, më 8 tetor, nga ora 14:00, në Galerinë e Arteve, në një aktivitet kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Në këtë aktivitet do të kemi mundësinë të jemi së bashku me gra që kanë kaluar nëpër këtë sfidë, të dëgjojmë përvojat e tyre, të ndajmë mesazhe force dhe mbështetjeje, si dhe të marrim informacione të rëndësishme nga profesionistë shëndetësorë për rëndësinë e kontrolleve dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.
🎀Prania e secilës prej jush shton vlerën e aktivitetit!
📍 Galeria e Arteve
📅 8 Tetor
🕑 14:00
Ju mirëpresim!