Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 6 gradë Celsius.
Ndërsa, temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 20 deri në 23 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.






