Emergency lights flashing on police cars at night at the scene of an accident or crime. Focus shifts from lights in the foreground to the lights in the background.
Lokale - eSIMy

Një person është plagosur me armë zjarri në Miradi të Fushë-Kosovës.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, që pohoi se incidenti ndodhi rreth orës 15:50.

Rreth orës 15:30, policia ka pranuar informatën nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) se një person i plagosur me armë zjarri, në një rast të ndodhur në fshatin Miradi të Fushë-Kosovës, ka kërkuar trajtim mjekësor.

Menjëherë janë angazhuar njësitet policore, të cilat kanë nisë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit” deklaroi Ahmeti.

Ajo bëri me dije se i dyshuari është identifikuar, por që aktualisht gjendet në arrati.

“Veprimet e mëtejshme po vazhdojnë në koordinim me Prokurorin e Shtetit” përfundoi Ahmeti.