Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhvillime të reja lidhur me një rast të cilësuar si “vrasje në tentativë”, i cili kishte ndodhur në Mazgit të Obiliqit.

Sipas raportit policor, më 28 shtator, personi që fillimisht kishte qenë ankues në këtë rast është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Gjatë procedurave policore, atij i është sekuestruar një pistoletë, e cila dyshohet se ishte përdorur në rast.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.