Lokale - eSIMy

Ka ndërruar jetë Kimete Jashari-Gërbeshi, vajza e ish hoxhës së njohur Milazim Jashari nga Vinarci i Mitrovicës.

Ajo kujtohet si një motër, nënë dhe grua me vlera të larta morale e njerëzore, e urtë, e edukuar, e dashur dhe shpirtbardhë.

Familjarët dhe të afërmit e kujtojnë me dashuri dhe respekt, duke theksuar se ajo do të mbetet përherë në kujtimet e tyre si një grua e mirë, e respektuar dhe me zemër të pastër.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot, pas namazit të drekës, në varrezat e fshatit Llazarevë.