Lokale - eSIMy
Disa fshatra të Podujevës do të mbesin sot pa energji elektrike për shkak të punimeve në rrjet.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të bëhet në daljen 10kV Fshatrat 2, nga TS 220/35/10 kV Podujevë, dhe do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 18:00.
Pa energji elektrike do të mbesin fshatrat Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.
Ndërprerja është planifikuar për shkak të punimeve në rrjet nga palët e treta.
Banorët e këtyre zonave këshillohen të kenë parasysh orarin e ndërprerjes.