Lokale - eSIMy

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka kujtuar policin hero Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies në krye të detyrës.
Në një shkrim në “Facebook”, Bulliqi thotë se sakrifica e Afrim Bunjakut mbetet pjesë e kujtesës sonë dhe shembull i përkushtimit ndaj atdheut.
Shkrimi i plotë:

Sot, në trevjetorin e rënies së policit hero, Afrim Bunjaku, kujtojmë me nderim të thellë dhe mirënjohje sakrificën e tij në mbrojtje të Republikës së Kosovës.

Afrim Bunjaku dha jetën në krye të detyrës, duke dëshmuar guximin, përkushtimin dhe vendosmërinë për mbrojtjen e rendit, ligjit dhe integritetit territorial të vendit.

Sakrifica e tij mbetet pjesë e kujtesës sonë dhe shembull i përkushtimit ndaj atdheut. Emri dhe vepra e Afrim Bunjakut do të kujtohen me respekt e krenari.

Lavdi e përjetshme heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku!