Lokale - eSIMy

Jetnor Gjata, djali i dëshmorit Naser Gjata, ka bërë një thirrje në këtë situatë në të cilën gjendet Kosova.

Ai ka kërkuar nga të gjithë që mos të lejojmë që dallimet e vogla të na përçajnë.

Shkrimi i plotë:

Po lexoj lloj, lloj statusesh, secili duke kundërshtuar dikë. Hajde ti lëmë ndasit e vogla mesveti që na ndajn, dhe ta kujtojm atë që na bashkon. Si fëmi u rrita pa Babë, i cili u vra në luftë nga forcat serbe, unë dhe motrat e mia u rritëm me mungesën e tij dhe me dhimbjen e një humbjeje të madhe që nuk zëvendësohet, por edhe për krenarin e pafund për Babën që patëm. Për mua, sakrifica e Babës tim nuk është vetëm një kujtim i së kaluarës, është munges e madhe e jetës time.Prandaj mos të lejojmë që dallime të vogla të na përçajnë. Le ta kujtojmë çfarë kemi humbur dhe çfarë na bashkon!

UÇK-ja na bashkon! 🇦🇱

Liria ka emër! UÇK 🇦🇱

Liri për Çlirimtarët 🇦🇱