Screenshot
Lokale - eSIMy

Një person i dyshuar për rastin e tentim vrasjes në fshatin Halabak të Podujevës është dorëzuar para organeve të rendit, pas disa javësh në kërkim.

Sipas raportimeve, i dyshuari është paraqitur në Njësinë e Hetimeve Policore në Prishtinë, i shoqëruar nga avokati mbrojtës. Ai dyshohet se ishte në kërkim në lidhje me rastin e 26 korrikut në Halabak, ku pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave kishte pasur edhe përdorim të armëve të zjarrit.

Rasti po hetohet për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Vrasje në tentativë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Pas intervistimit në prani të avokatit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Personi i dyshuar prezumohet i pafajshëm derisa fajësia të dëshmohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.