Lokale - eSIMy

Një pjesë e qytetit të Podujevës do të mbetet nesër pa energji elektrike, për shkak të punimeve të planifikuara në rrjet.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të bëhet nga ora 10:00 deri në 15:30 dhe do të prekë rrugën “28 Nëntori” dhe një pjesë të qytetit.

Punimet do të zhvillohen në kuadër të projektit “Rr. 28 Nëntori – Podujevë”, me qëllim të dislokimit të shtyllave.

Ndërprerja bëhet për punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit.