Me ftesën nga Garda Kombëtare e Ajovës në kuadër të partneritetit ndërmjet Ajova-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, tre pjesëtarë të FSK-së ishin pjesë në “Garën për luftëtarin më të mirë” (Best Warrior Competition 2027)
Gara katër ditore vuri në provë përgatitjen fizike dhe mendore, aftësitë ushtarake dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve, përmes sfidave të ndryshme të karakterit ushtarak.
Në mesin e pjesëmarrësve nga FSK-ja ishte edhe OR3 Ismail Ahmeti, i cili u rendit në mesin e finalistëve, duke siguruar vendin e dytë në këtë garë dhe duke përfaqësuar me profesionalizëm Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Pjesëmarrja e pjesëtarëve të FSK-së në këtë aktivitet është një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, testimin e aftësive profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit dhe partneritetin me Gardën Kombëtare të Ajovës.






