Lokale - eSIMy

Nxehtësi rekord, lagështi në nivele të larta dhe shumë mundësi për stuhi e reshje ekstreme.

Këto të dhëna meteorologjike kanë ngritur alarmin te shkencëtarët, pasi atmosfera tokësore gjatë gushtit përmbajti sasinë më të lartë të avujve të ujit të regjistruar ndonjëherë.

Lidhur me këtë shqetësim, në KlanKosova ka folur meteorologu Mendim Rugova.

“Gjysmëmujori i parë i shtatorit ende po vazhdon me temperatura të larta, do të thotë mesatarja prej 1 deri më 15 shtator në Prishtinë i ka temperaturat e njëjta pothuajse sikur vitin e kaluar, ndërsa në 40-45 vitet e fundit janë ndoshta gjysmëmujori i dytë që i ka temperaturat më të nxehta, po flas prej viteve të ’80-ta”, u shpreh Rugova.

Meqenëse ka ndodhur edhe më parë ky fenomen në Kosovë, Rugova thotë se nuk është diçka për t’u shqetësuar.

Gjatë ditëve të ardhshme, sipas meteorologut do të ketë ndryshime në mot.

“Po priten masa më të ftohta ajrore”, tha ai.