Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Gjykatën Speciale, duke shprehur mbështetjen e tij për ish-presidentin Hashim Thaçi.
Përmes një postimi, Sadiku ka thënë se, po të mblidheshin sonte të gjithë deputetët shqiptarë, do ta votonin Thaçin për President të Republikës së Kosovës.
“Sonte isha mbledhë me krejt deputetët shqiptarë dhe e kishim votu Hashim Thaçin për President të Republikës. 100 vota”, ka shkruar Sadiku.
Ai ka shtuar se një veprim i tillë do t’i dërgonte një mesazh Gjykatës Speciale dhe Serbisë.
“Me ia tregu edhe Gjykatës Speciale, edhe Serbisë, në emër të kujt po marrin vendime”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.






