Pesë orë pas vendimit skandaloz të Gjykatës Speciale, tashmë ka lëvizje konkrete për zhbërjen e kësaj Gjykate.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ka filluar mbledhja e nënshkrimeve për mbajtjen e një seance parlamentare me pikë të vetme të rëndit të ditës, zhbërjen e kësaj Gjykate.
Deputetë të partive opozitare kanë bërë hapa konkret në këtë drejtim duke filluar mbledhjen e nënshkrimeve për seancë në afat të përshpejtuar.
Kërkesë për zhbërjen e Gjykaytës ka bërë edhe ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
“Duhet vepruar shpejt për ta shpërbërë këtë Gjykatë të huaj. Anëtarët e Parlamentit duhet të punojnë me Kurtin që kjo të ndodhë. Kosovës nuk i duhet një gjykatë në Holandë”, ka shkruar Grenell.






