Mijëra studentë të Universitetit të Prishtinës pritet të përfitojnë nga çmime të subvencionuara për qëndrimin në konvikte dhe ushqimin në mensë.
Sipas të dhënave të publikuara, tarifa mujore për banim në konvikt do të jetë 20 euro, ndërsa për ushqim në mensë 15 euro.
Kështu, studentët që qëndrojnë në konvikte dhe shfrytëzojnë mensën do të paguajnë gjithsej vetëm 35 euro në muaj për këto dy shërbime.
Kjo masë synon të lehtësojë shpenzimet mujore të studentëve, veçanërisht për ata që vijnë nga qytete të tjera dhe varen nga shërbimet e Qendrës së Studentëve.






