Ka ndërruar jetë Adem Kamerolli, themeluesi i Agnesa Group.
Lajmi është bërë publik nga faqja zyrtare e Agnesa Shopping Center.
Më poshtë njoftimi:
Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Adem Kamerollit, themeluesit të Agnesa Group.
Humbja e tij është një moment i rëndë për familjen tonë dhe për gjithë familjen e madhe të Agnesa Group. Vizioni, puna, përkushtimi dhe vlerat që ai ndërtoi ndër vite do të mbeten përgjithmonë pjesë e rrugëtimit dhe identitetit tonë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet 12/09/2026 varrezat e fshatit Llapashticë e Poshtme në ora 18:00.
E pamja do te mbahet ne objektin e Agnesa Shopping Center
Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet.
Faleminderit për gjithçka që ndërtove dhe për gjithçka që le pas.
Ju njoftojmë se të gjitha aktivitetet e Agnesa Group do të jenë të pezulluara. 12/09/2026-16/09/2026






