Disa fshatra të Podujevës do të mbesin sot pa energji elektrike për disa orë, për shkak të punimeve në rrjet.
Sipas njoftimit, nga TS 220/35/10(20) kV Podujeva do të ndërpritet LP 10kV J16 Letanci, nga ora 10:00 deri në 14:00.
Pa energji elektrike do të mbesin: Peran, Obranqë 1, 2 dhe 3, Bradash, Bajqin, Katunishtë, Lepajë, Dobratin 1 dhe Ferma e Pulave në Peran.
Ndërprerja është planifikuar për shkak të demontimit të shtyllave 10 kV.






