Është caktuar varrimi i 15 vjecarit nga Podujeva, Ron Abdullahu.
Varrimi i tij bëhet nesër (e shtunë) në ora 13:30 në varrezat e fshatit Gllamnik.
Hoxha Kreshnik Abdullahu ka rrëfyer për ndarjen nga jeta të të riut.
Ai ka treguar për historinë e Ronit, sëmundjen dhe trajtimin mjekësor në Francë.
Shkrimi i plotë:
Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Sot na la kushëriri ynë, Ron Sami Abdullahu, 15 vjeç.
Një djalë i ri, të cilin jeta e sprovoi herët.
Që nga viti 2019 jetoi pa babain, pranë nënës dhe vëllait të tij.
Vitin e fundit e kaloi në Francë për trajtim mjekësor, me shpresën se do të kthehej shëndoshë te familja e tij.
Por Zoti e kishte caktuar që Roni tash të kthehej tek Ai.
Nënës, vëllait, axhes, shokëve dhe gjithë familjarëve, Zoti u dhashtë sabër e forcë për ta përballuar këtë ndarje të përkohshme e fizike, dhe këtë dhimbje ua kompensoftë me mirësitë e Xhenetit.
Të gjithë ata që u solidarizuan me Ronin dhe familjen e tij, në çfarëdo forme qoftë, Zoti i shpërbleftë me të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër.
Allahu e mëshiroftë Ronin dhe e bëftë prej banorëve të Xhenetit.







