Lokale - eSIMy

Në pikat kufitare të Kosovës, pritjet më të gjata janë shënuar në Merdarë, ku për dalje nga Kosova qytetarët po presin deri në 2 orë, ndërsa kolona arrin deri në 1200 metra.

Pritje prej rreth 30 minutash janë regjistruar edhe në Dheu i Bardhë për dalje, ku kolona është rreth 250 metra.

Jarinjë, pritjet për dalje variojnë nga 10 deri në 15 minuta, me kolonë rreth 100 metra.

Në pikëkalimet e tjera kufitare, pritjet për automjete janë të shkurtra, kryesisht nga 3 deri në 5 minuta.

Ndërkohë, për kamionë, pritjet në shumicën e pikave kufitare janë nga 3 deri në 5 minuta.