Lokale - eSIMy

Në një komunikatë të mëhershme, Zyra për Informim e PDK’së tha se kryesia iu dha mirënjohje grupit parlamentar të këtij subjekti politik për mbrojtje të kushtetutës.

Zyra për Informim e PDK-së ka sqaruar më pas se nuk bëhet fjalë për kurrëfarë ndarje mirënjohjesh, por për shprehje mirënjohjeje.

“Nuk është fjala për kurrfarë ndarje mirënjohjesh, por për shprehje mirënjohjeje për angazhimin e deputetëve, sepse shumica e tyre nuk janë pjesë e kryesisë. Ka qenë një lëshim i paqëllimshëm nga Zyra për Informim”, kanë sqaruar nga kjo zyrë.

Sqarimi i Zyrës së Informimit të PDK-së vjen pasi ajo komunikatë shkaktoi reagime nëpër rrjete sociale.