Dy persona të dyshuar janë arrestuar në Podujevë, nën dyshimin se kanë kryer një vepër penale ndaj një gruaje.
Viktima, pas rastit, është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet nga organet kompetente.






