Lokale - eSIMy

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë vonë, në magjistralen Prishtinë–Podujevë.

Në aksident është përfshirë një motoçiklist i cili ka pësuar lëndime dhe është transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e emergjencës dhe Policia e Kosovës, të cilat po merren me rastin dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.