Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunës në familje në Podujevë.
Në raportin e lëshuar nga Policia, thuhet se një person është arrestuar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Podujevë, 03.08.2026 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje






