Dhjetëra qytetarë u mblodhën të dielën në Shkodër në një protestë kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë në kryeqendrën e veriut.
Pjesëmarrësit shprehën kundërshtimin e tyre për këtë vendim, duke mbajtur pankarta dhe duke artikuluar qëndrimet e tyre gjatë tubimit.
Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, protesta u zhvillua pa incidente.
Organizatorët deklaruan se reagimi i tyre lidhet me qëndrimet që, sipas tyre, Serbia ka mbajtur ndër vite ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, duke kërkuar që të rishqyrtohet vendimi për hapjen e konsullatës në Shkodër.






