Lokale - eSIMy

Raportohet se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Pejë.

Siç njofton portali Peja ne Fokus, rreth orës 05:32, teksa treni ishte nisur nga Peja në drejtim të Fushë Kosovës, ka goditur një person, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka humbur jetën në vendngjarje.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipi i Urgjencës së Pejës. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti janë duke u hetuar nga organet kompetente.