Lokale - eSIMy

Minisitria e Industrisë, Ndërmkarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme.

Sipas këtyre të dhënave, nafta dhe benzina janë shtrenjtuar për 1 centë krahasuar me një ditë më parë.

Sot në Kosovë një litër naftë mund të blihet për 1.74 euro, kurse një litër benzinë për 1.53 euro.

Ndryshim në çmim prej kohësh nuk ka pësuar gazi. Edhe sot një litër gaz mund të blihet për 0.60 euro.

Këto çmime hyjnë në fuqi me fillim prej orës 10:00 dhe vlejnë vetëm 24 orë.