Një përleshje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Halabak të Podujevës, ku janë plagosur dy persona.
Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, Llapi Info nuk po i përdorë emrat e personave të përfshirë në përleshje e as të atyre që kanë mbetur të plagosur.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë e hetimeve, forenzikës dhe Njësia për Hetime të Përgjithshme.
Gjatë ekzaminimit janë sekuestruar dy gëzhoja të armës së shkurtër, një mjet i fortë dhe dy automjete, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e Valmir Alshiqit është konfiskuar edhe një automjet tjetër që dyshohet se është përdorur në rast.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar të Departamentit për Krime të Rënda, rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Mbajtje në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.






